
23/02 22:38
Sot me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës pret atë të Shqipërisë në kuadër të moshave U21.
Ndeshja do të luhet për kualifikime të UEFA EURO 2021 në kuadër të Grupit C.
“Dardanët” gjenden në pozitën e katërt me tre fitore dhe pesë humbje, kështu duke grumbulluar gjithsej nëntë pikë, kurse Kombëtarja e Shqipërisë është në pozitën e tretë me tre fitore, dy barazime dhe tre humbje, ku gjenden në kuotën e 11 pikëve.
Top Channel