26/11 23:02
Neymar përsëri është duke u lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona.
Sulmuesi brazilian kaloi nga gjigantët e La Ligas tek Paris Saint-Germain për një marrëveshje rekorde prej 222 milionë eurosh në edicionin 2017.
Tani thuhet se disa nga kandidatët që janë për tu bërë president të klubit, kanë kontaktuar me agjentët e Neymar për një rikthim të mundshëm nga PSG te “Blaugranët”.
Spekulohet se Neymar ishte i gatshëm të rinovoj kontratën aktuale te kampioni francez e cila i skadon në vitin 2022, por tani nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me PSG.
Top Channel