Zbulohen detaje nga ngjarja në Korçë, humb kontrollin gjatë ndjekjes nga policia, zbulohet se…

12/11/2020 12:32

Mësohet se katër shtetas sirianë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një mjet tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. A. dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi.

Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës.

Këta shtetas kanë humbur kontrollin e mjetit në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, në Maliq dhe kanë dal nga rruga, e për pasojë janë dëmtuar lehtë të katërt shtetasit sirianë, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikuar për jetën.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Devoll dhe Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel