Tre shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në Rrugën e Elbasanit kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin B. K. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike sintetike. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kështu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Sh., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe L. H., 41 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel