Ramos drejt rekordit! Sfidat kombëtare, barazon Buffon

12/11/2020 15:05

Mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos duket se nuk po e ndjen peshën e viteve mbi supe pasi mbetet edhe në moshën 34-vjeçare një pikë referimi për galaktikët dhe për përfaqësuesen.

Së fundmi, futbollisti arriti të barazojë rekordin për më shumë ndeshje ndërkombëtare.

Kapiteni i Real Madridit bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar spanjoll kundër Kinës në 26 Mars 2005 në moshën 18 vjeçare. Plot 15 vjet më vonë, tani lojtari është ende në kampin e Spanjës. Në ndeshjen kundër Holandës, Ramos përfundoi ndeshjen e tij të 176-të ndërkombëtare. Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë kështu barazoi rekordin për më shumë ndeshje ndërkombëtare në nivelin eVropian, diçka e destinuar të kalohet që këtë muaj.

Ramos aktualisht ndan vendin me legjendën e futbollit italian Xhanluixhi Bufon, që tani është larg përfaqësueses. Në vendin e tretë me më shumë paraqitje me kombëtaren, është portugezi Cristiano Ronaldo me 168 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA