Kryeministri Rama tha në studion e emisionit “Open” se qeveria nuk po mendon një skenar të mbylljes së shkollave për momentin.

Ai theksoi se vendimet për mbylljen e shkollave nuk e merr qeveria, por Komuniteti i Eksperteve dhe nëse këta të fundit vendosin që shkollat të mbyllen atëherë një gjë e tillë sipas Ramës do të ndodhë.

Ndërsa, pyetjes se përse universitetet po vazhdojnë online dhe shkollat e mesme e fillore janë të pranishëm në ambientet arsimore, Rama tha se edhe në këtë rast vendimi është marrë nga Komuniteti i Ekspertëve dhe shtoi se një gjë e tillë po ndodh në shumë vende të botës.

“Nuk po e rishikojmë sepse atë e vendos komuniteti I Eksperteve. Këtë ka vendosur komiteti i Ekspertëve këtë e gjeni lehtësisht në rajon, në shumicën e vendeve universitetet janë online dhe shkollat e mesme e fillore në ambientet arsimore. (Eni Vasili: A do të mbyllen shkollat)Do të mbyllen vetëm nëse e sugjeron komuniteti teknik”, tha Rama.

Top Channel