Pamjet brenda laboratorit/ Prodhuesi i Sputnik V: Vaksina jonë kundër koronavirusit është 92% efektive!

12/11/2020 11:18

Pasi gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit, ka qenë më shumë se 90 për qind efektive, një tjetër lajm i mirë vjen nga Rusia.

Sipas mediave të haja, Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 92 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve. Lajmi është dhënë nga kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës.

Ndërsa ekspertët thanë se të dhënat ruse ishin inkurajuese dhe përforcuan idenë se pandemia mund të ndalet nga vaksinat, ata paralajmëruan se rezultatet bazoheshin vetëm në një numër të vogël vullnetarësh provë të cilët ishin infektuar me COVID-19.

Alexander Gintsburg, drejtori i Institutit Gamaleya i cili zhvilloi vaksinën, tha se rezultatet e përkohshme demonstruan që Sputnik V ishte efektiv dhe vaksinat masive do të kryheshin në Rusi në javët e ardhshme.

Bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 për qind, ka thënë Instituti Gamaleya, që sponsorohet nga shteti rus.

Kjo deklaratë vjen pak kohë pasi gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre ka qenë më shumë se 90 për qind efektive.

FOTO GALERI
4/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA