OBSH, teste të shpejta Shqipërisë/ Nënshkruhet marrëveshja në Tiranë me shefin e OBSH për Europën

12/11/2020 15:26

Shefi i OBSH për Europen vlerësoi se Shqipëria e menaxhoi mire fazën e pare te pandemisë fale masave drastike qe mori menjëherë.

Ne këtë faze te dyte ai vlerëson se Shqipëria është njëlloj si vendet e tjera te Ballkanit dhe kërkoi vëmendje te shtuar pasi pas tete muajsh stafet mjekësore janë te lodhur kudo dhe dimri mund te sjelle goditje edhe për sisteme te forta shëndetësore, aq me tepër për sistemimin shëndetësor ne Shqipëri.

I pyetur nga top Channel nëse Shqipëria po kryen mjaftueshëm testime për te gjurmuar dhe frenuar përhapjen e virusit, shefi i OBSH tha se testime duhen kryer por te shoqëruara edhe me masa te tjera. Teste e shpejta do te ndihmojnë ne gjurmim. Ndërsa ne lidhje me vaksinën tha se OBSH do te mundësoje qe Shqipëria ta ketë vaksinën ne te njejten kohe me vendet e tjera por do te vije ne sasi te limituara me prioritet kategoritë e riskuara ne popullate.

Dr Hans Kluge: Testimi është pike e rëndësishme ne strategji por duhet te ketë gjurmim karantinim. OBSH do ndihmoje te sjelle sa me shpejt teste të shpejta se tamponi kërkon shume kohe

Top Channel