Është bërë traditë që çdo vit Gazmend Leka të trokasë me ekspozitën e tij të shumëpritur.
Një ekspozitë që varion nga një temë tek tjetra, por që gjithmonë ka firmën autentike të Gazmend Lekës. Kësaj here ai ka zgjedhur të vijë me “Noe”. Një histori përmbytjesh. Por më tepër një histori e shpëtimit të subkoshiencës së qenies.
Gaz, pse Noe kësaj here?
Këtë herë solla Noe-n, të cilën e perceptova si një pjesë të fundit të triologjisë . Ajo që do të përmbyllte “Lutje-n” dhe “Dhomën e hapave të humbura”, që ishin më herët. Nëse tek Lutja tregoja lutjen e brendshme të njeriut dhe tek Dhoma e Hapave të Humbura njëlloj katarsisi, këtë herë solla shpëtimin e qenies.
Kjo ekspozitë ka një kuptim ekzistencial për gjithë shoqërinë, duke i kujtuar asaj aleancën e prishur të njerëzve me krijuesin apo natyrën.
“Është krijuar njëlloj batice, dhe siç tërhiqet uji nga batica aty në breg shquhen guackat. Në këtë rast nuk janë guanca, por shihen kokat e njerzve, kafshët, njeriu që do me shpëtu kafshët”, tha Leka.
Imazhet e errëta, figurat që pluskojnë në sipërfaqe, rrugët e zbrazura sjellin absurdin e një realiteti frike. Këtu përfshihet edhe realiteti shqiptar në dramën e vet.
Sinkron Gazmend Leka
“Unë nuk doja të ndiqja hisatorinë e Noe-s biblik. Doja të tregoja historinë e shqiparit, kur ti sheh çdo fshat dhe qytet shqiptar që përmbytet”, tha Leka.
“Nuk doja ta hapja ekspozitën në këtë kohë. Por disa shokë më thanë që e ke gabim. Tani është momenti, se edhe kjo në fund të fundit është njëlloj pandemie.
Kjo ekspozitë është peizazhi i një Shqipërie të lodhur e të pafuqishme për t’u ngritur, e cila po kalon nga një sfidë në tjetrën.
Top Channel