Mbasditen e 24 gushtit kur vërejti se nuk po i zbriste temperatura, Eneidi i kërkoi te vëllait të prekur nga Covid-i që të dilnin për të blerë ilaçe. Sipas dosjes së Prokurorisë,  të dy vëllezërit ishin veçuar në katin e dyte që të mos të infektonin të afërmit dhe pas një incidenti të ndodhur ata u vetëdorëzuan dhe treguan se ishin me Covid-19.

Në mbyllje të hetimeve, sipas shkresave Prokuroria u bind se njëri nga vëllezërit që ishte i sëmurë nga infeksioni duhet të gjykohet për mos zbatim të rregullave anticovid, ndërsa tjetri për armëmbajtje. Të dyja veprat konsiderohen të rrezikshme ndaj atyre nuk iu është hequr masa e arrestit shtëpiak, edhe pse vëllezërit shkuan vete në polici pas grindjes në ambient publik.

Dy vëllezërit Eneid dhe Marisjan Muka u zbuluan rastësisht pasi u grindën dhe tashmë kanë përfunduar nën akuzë. Në mbyllje të hetimeve të Prokurorisë që  i dorëzoi në gjykatë.

Për disa javë Eneidi qëndroi në Burgun e Shënkollit të kthyer në burg Covid-19 ndërsa i vëllai në gjendje të vështirë u dërgua në shtëpi.

Ky është rasti i parë pas ndryshimeve në kodin penal për shkak të pandemisë kur dy persona dorëzohen si të pandehur në gjykatë. Ndërkohë që burimet pohojnë se pas shtrëngimit të masave deri tani janë gjobitur në të gjithë vendin për mosmbajtje të maskave 18 mijë e 500 shtetas.

Top Channel