Ngadalësimi i kreditimit ka rritur aktivet jorezidente të sektorit bankar në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve jorezidente arriti në 346 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Sektori bankar shqiptar shënoi një rritje të depozitave me rreth 23 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë – shkruan monitor.

Nga këto pjesa më e madhe rreth 17 miliardë lekë ishin në valutë të huaj. Nga ana tjetër, rritja e kreditimit të ekonomisë vendase gjatë tremujorit, megjithë gjallërimin pas daljes, ishte më e ngadaltë me periudhën e parakrizës. Portofoli neto i kredisë bankare u zgjerua me rreth tre miliardë lekë.

Në veçanti bankat më të mëdha që zotërojnë edhe pjesën më të madhe në tregun e depozitave në valutë, mbajtën një qasje të kujdesshme në huadhënie gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte, duket se prurjet e reja të depozitave në valutë të huaj kanë shkuar kryesisht në vendosje jashtë vendit.

Pavarësisht rritjes së tremujorit të tretë, pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ngelet në nivele relataivisht të ulëta krahasuar me periudhat e mëparshme, në rreth 22 për qind të totalit. Në dy tremujorët e fundit, pesha e aktiveve jorezidente paraqitet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2013.

Niveli i tyre më i lartë ishte regjistruar në fillim të vitit 2017, kur përbënin rreth 28% të aktiveve të sektorit bankar shqiptar. Duke qenë se këto aktive janë kryesisht në euro, nënçmimi monedhës europiane ndaj lekut ka bërë që statistikisht vlera e tyre e raportuar në lekë, por edhe pesha e tyre specifike, të bjerë.

Aktualisht, 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj, por tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Shtimi i likuiditetit të lirë në valutë vitet e fundit është theksuar nga një orientim më i madh i huadhënies drejt lekut.

Raporti mes kredive dhe depozitave në valutë aktualisht është rreth 48%, çka tregon se më pak se gjysma e depozitave në valutë të bankave janë dhënë kredi. Duke hequr pjesën që mbahet në formën e rezervës së detyrueshme pranë llogarive të Bankës së Shqipërisë, për shumicën e fondeve të tjera në valutë duhet gjetur një zgjidhje për investimin ose mbajtjen e tyre jashtë vendit.

Në kushtet e normave reale negative të interesit, vendosjet jashtë përgjithësisht nuk sjellin përfitime për bankat. Për të thithur likuiditetin e lirë në valutë të sektorit bankar, në raste të veçanta qeveria shqiptare emeton tituj në valutë të huaj në tregun e brendshëm. Madje, bankat shqiptare janë edhe ndër blerësit kryesorë të eurobondeve që Shqipëria emeton në tregjet e huaja.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB