“A ka ndihmuar testimi me tamponë?”, Rama: Rezultati nuk e ka treguar

12/11/2020 22:18
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin Open se testimi nuk e ka ndihmuar aspak uljen e shifrave të të prekurve apo të vdekurve me COVID-19.

Ai shprehet se puna e testimeve është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur teste duke sjellë shpenzime të shumta të të shumë shteteve.

“Ky është një interpretim i ndeshjes së futbollit nga shkallët e stadiumit, mjeku po flet për një fushë që nuk është e tija, është fusha ime që të vij këtu dhe të përgjigjem për çdo gjë sepse këtë detyrë kam. Por kur hyj tek pjesa me ekspertizë, ndryshe nga ju, i referohem ekspertëve. Por të jem mjek nuk mund të jap mend si organizohet spitali. Kështu që ajo që po ju them është e para nuk është si thoni ju, siç e thonë ekspertët e Komunitetit Teknik të Ekspertëve. Testim testim testim nuk do të thotë o burra bëj teste. Këtë e them unë tani, meqenëse jeni profesorë ju. Rezultati i tyre përse nuk është i ndryshëm nga i yni, këtë pyetje po e bëjnë njerëz të fushës. Kjo puna testime, testime, testime, është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur teste, nuk është teoria ime. Rezultati duhet të shikohet , sa kapacitet ke apo sa shërueshmëri ke, përjashto Serbinë, ne e kemi të ulur. Në këtë situatë ka një shtab dhe ky është Komiteti Teknik i Ekspertëve me vlera individuale e me kapacitete profesionale . Shpresa e përvojës perëndimore nuk ekziston. Është hapur diskutimi a ka ndihmuar shpenzimi me teste? Se rezultati nuk e tregon. Testimet tek privati rezultojnë në të gjitha rastet që bëhet nga meraku. Ne nuk kemi një glob kristali, ka spitale me kapacitete, nuk ka të shtruar në tokë, ka mjekë që nuk bëjnë më pak se ata në Amerikë.  Unë mbroj me forcë punën tonë nuk është bëjmë teste por të ndihmojmë spitalet, t’i vëmë në gjendje që të përballojnë këtë mortje. Në këtë pikë nuk del dot kush e të thotë se Shqipëria po bën keq atë e keq atë. Po të shikosh OBSH e disa burime të tjera Shqipërinë e rendisin në vende që performojnë pozitivisht, jemi në mes me tendencë nga ana më pozitive. Këto që thuhen janë muhabete futbolli..po sikur të kishe futur disa lojtarë…”, u shpreh Rama.

Top Channel