A do të përfitojë Shqipëria vaksinën në të njëjtën kohë? Drejtori i OBSH për Europën: Ja kur vijnë testet e shpejta

12/11/2020 13:15

Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se për 8 apo 10 javë në Shqipëri do mbërrijnë testet e shpejta për të zbuluar Covid.

Ai ka shtuar se Shqipëria në fillim të pandemisë nuk pati një valë të madhe infektimesh për shkak të reagimit të shpejtë me masat dhe karantinën.

Sipas Kluge strategjia e testimit dhe gjurmimit është e rëndësishme kur shoqërohet edhe me masa të tjera.

I dërguari i OBSH-së tha po ashtu se Shqipëria është e barabartë me vndet e tjera të botës sa i përket marrjes së vaksinës.

A do të përfitojë edhe Shqipëria në të njejtën kohë me vendet e tjera vaksinën antiCovid?

Hans Kluge: Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e propullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mië globale që të ketë barazi në shpërndarje.

Kur do të vijnë testet e shpejta në Shqipëri?

Hans Kluge: Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën.

Top Channel