Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 ndërsa shifra e të vdekurve dhe të prekurve është në rritje.

Tashmë vendi është nën masa të tjera akoma më të rrepta, ku ndalohet lëvizja vetëm për arsye të veçanta 22:00-06:00.

Kryeministri ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke dhënë përgjigjen nëse do të mbyllemi apo jo. Ai tha se nuk beson në mbyllje duke shpresuar se masat do të respektohen nga qytetarët.

“Na pret një dimër i vështirë. Në gripin spanjoll vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve as më e lehtë, është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve. Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit. Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh. Askush nuk mund ta thotë por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirpërgatitur. Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar. Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull. Faktikisht ne sot kemi të lira 30% të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama.

 

Top Channel