Vdes në spital sportisti 20-vjeçar i futbollit amerikan Alabama A&M pas dëmtimit (fotot)
29/11 21:37
Mbrojtësi i skuadrës daneze Lyngby FC Nicolai Geertsen, ka shënuar mbrëmë një gol tejet të bukur në fitoren e thellë 0:9 kundër Slagelse në kuadër të Kupës së Danimarkës.
Nga një gjuajtje prej kornerit, Geertsen arriti të lëshoj një goditje në stilin gërshërë, ku herën e parë e godet shtyllën dhe më pas topi i kthehet përsëri ku e provoi prapë një gjuajtje në po të njëjtin stil, vetëm që kësaj here ta konkretizonte me gol.
Tani klubi i tij është duke e përkrahur atë dhe po mundohet ti dërgoj mesazh FIFA-s që goli i tij të zgjidhet si goli më i bukur i vitit, kështu duke e bërë atë ndër kryesorët për ta fituar çmimin e “Puskas Award”.
Videon e golit mund ta shihni më poshtë:
Top Channel