Në kishën e Shën Kollit në Voskopojë gjenden eshtrat e një ushtari francez të rënë gjatë luftës së parë botërore.

Alexander Joseph Dehecq veteriner ndihmës major u plagos gjatë bombardimeve të majit 1918 nga austriakët ndërsa banorët nuk lejuan që trupi i tij të varrosej diku tjetër ndërsa eshtrat e tij gjenden në rrethimin e kësaj kishe. Dëshmitë e kohës tregojnë se ai në momentet e fundit të jetës refuzoi ndihmën e njeriut që qëndroi të përkujdesej për të ndërsa pasardhësit e tij edhe pse kanë vizituar varrin e tij kanë lejuar banorët që ai të prehet në vendin ku luftoi e humbi jetën.

Në 11 nëntor datën kur përkujtohet nënshkrimi i armëpushimit, ambasada franceze dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë nderuar kujtimin e ndihmës majorit, varri i të cilit gjendet i vetëm në këtë fshat.

Çdo 11 nëntor ushtaret franceze kujtohen dhe nderohen në varrezën franceze që gjendet ne qytetin e Korçës nga autoritetet ndërsa këtë vit edhe për shkak të pandemisë ceremonia u zhvillua në Voskopojë, fshatin ku banoret kanë treguar përkujdesje të veçanta për varrin e ushtarit 30 vjeçar të rënë gjatë luftës.

Top Channel