Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe Top Channel në kronikën e 26 tetorit, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do jetë e plotë për shkak të testeve që kandidatët duhet ta kalojnë deri në fazën e fundit.

Vetëm 55 kandidatë kanë ngelur pas testit me shkrim të esese, ndërkohë që BKH-ja duhet të ketë 60 hetues në fazën e fundit.. Në garë ishin 104 kandidatë, por 49 janë skualikuar.

Ndërsa këta kandidatë të kualifikuar i presin edhe të tjera sfida si : testi përballë, poligrafi dhe Vettingu.

Testi tjetër që i pret këto kandidatë është “Intervista”.

Njoftimi:

Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e  “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën: Këshilli i Larte i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena” , Godina “Poli i Drejtësisë”,  

Ndërsa BKH-ja ka bërë publike edhe emrat e 24 kandidatëve të parë që do të kryejne testin e intervistës me datat 13 dhe 14 nëntor.

BKH-ja gjithashtu ka bërë publike formularin e vlerësimit të pikëve për testin e “Intervista”.

Gara për super hetues/ Prova fizike skualifikon 321 kandidatë

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel