Qeveria është duke detajuar një paketë të re ndihme për personat në nevojë për të lehtësuar përballjen e tyre me Covid-19. Ndërkohë kryeministri premtoi se kur të jetë gati vaksina antiCovid do të jepet falas.

Qëndrimet  e presidentit Meta dhe opozitës për situatën që po kalon Shqipëria me Covid-19, kryeministri i cilësoi si një qëllim ogurzi për të ngjallur panik.

Në një kohë kur kryedemokrati Basha po zhvillonte një takim me të shëruarit nga Covid-19, Edi Rama bëri këtë koment.

“Basha është një njeri që fle gjumë në këmbë. Ju mendoni se kur del në konferenca për shtyp po flisni me një njeri normal, por ai është në gjumë”.

Top Channel e pyeti ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëse ka kontrolle ndaj kompanive që shpërndajnë bombola oksigjeni dhe kriteret që duhen ndjekur për marrjen e oksigjenit në shtëpi.

“Oksigjeni në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret pa rekomandimin e mjekut dhe vendosja në shtëpi duhet të vendoset nga mjekët”.

Top Channel