“Ndaloni përdorimin e antibiotikëve”/ Udhëzimi i ri për mjekët, përcakton mjekimet në shtëpi

11/11/2020 15:14

Jo më antibiotikë vend e pa vend edhe kur nuk është i nevojshëm. Antibiotikët përdoren kundër baktereve dhe jo kundër viruseve.

Ky është apeli më i fundit që mjekët specialistë u bëjnë kolegëve të tyre nëpër qendra shëndetësore, të cilët trajtojnë pacientë me Covid në shtëpi dhe shpesh e kanë nisur antibiotikun edhe kur pacientit nuk i kanë fillluar simptomat duke bërë efekt të kundërt .

Mjekët e familjes kanë tanimë të shkruar kur duhet të përdorin antibiotik dhe kur duhet ta dërgojnë pacientin në spital, pasi u ka mbërritur udhëzuesi i ri. Sipas udhëzuesit të ri, pacientët që kanë një nivel saturimi 93-94% trajtohen në kushte ambulatore. Vetëm kur saturimi zbret më poshtë atëherë mjeku i familjes duhet të kërkojë që pacienti i tij të shkojë në spital. Po ashtu selektimi nëse është për në spital do ta tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5 ose të 6 të sëmundjes. kur pacienti ka shfaqur forma të lehta.

Mjeku i familjes mund të trajtojë pacientin me kortizonik kur ai ka vështirësi në frymëmarrje, por vetëm nga goja. Ndërsa kortizonikët injeksion bëhen vetëm në kushte spitalore. Më me efekt theksohet në udhëzim është deksametazoni .

Top Channel