Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët, mjeku jep këshillat në muajin e ndërgjegjësimit

11/11/2020 14:54
Foto ilustruese

Nëntori është muaji i ndërgjegjshmit për sëmundjen e diabetit, një ndër sëmundjet më të pranishme në vendin tonë.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mjeku ka treguar ushqimet që duhet të konsumojnë dhe ato që duhet të minimizojnë diabetikët.

“Për personat që kanë diabet të tipit 1 që prek kryesisht fëmijët, ata duhet të konsumojnë bamje, specat e verdhë apo rrënjët e verdha të preshit apo pjesën fundore të tij të  konsumohet ashtu siç është pasi janë larë e tharë. Mirë është që të konsumohet dy ose tre herë në javë bamja”, tha ai.

Sipas mjekut, shenjat më të zakonshme të diabetit janë  urinim i shpeshtë natën, djegie të brendshme të organizmit, këputje trupore, sa sasi uji konsumon nëse ka etje apo jo.

Ai gjithashtu ka treguar disa prej produkteve natyrale që duhet të konsumojnë ata siç është pluhuri i kanellës, kanella shkop, pelina e bardhë, vjeshtulla e bardhë, molla e egër, bimë me gjethe jeshile, siç janë për shembull gjethet e ullirit që mund të përdoret si çaj.

Një ndër ushqimet që duhet të minimizohen janë sheqeri, mjalti industrial, ndërsa ecja është çelësi kryesor.

Sipas mjekut, të gjithë diabetikëve ecja u bën shumë mirë, ku 5-6 mijë hapa është e barabartë me ilaçin që ata pinë për të ulur sheqerin në gjak.

Top Channel