“Virusi del natën”/ Manastirliu: Të kthehemi me këmbë në tokë. Do kemi një vjeshtë-dimër sfiduese

10/11/2020 14:56

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat për të folur mbi masat e reja për frenimin e përhapjes së Covid-19.

“Kujt i shërben ky shtrëmbërim i realititetit që është në të gjithë botën, siç bën opozita. A e meritojnë denigrimin mjekët, siç bëhet sot. Rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin është përmes bashkëpunimit dhe jo e kundërta. Puna jonë s’ka ndalur në asnjë moment në këto, kemi shtuar kapacitetet për testim, gjurmim, kapacitetet rajonale, për t\u përfshirë në trajtimin e rasteve me Covid në momentin që do ketë ezaurim të strukturave që kemi ngritur.

Mjekët e familjes, të gjithë të angazhuar, me udhëzues e protokolle, po ndjekim, mbi qytetarë që kanë marrë shërbim e konsulta, ndërkohë në spital janë pacientë që janë nën kujdesin e mjekëve në spitalet Covid. Kjo betetjë fitohet çdo ditë, jo vetëm në spitale, dhe për të frenuar përhapjen e virusit, siç pati dje një komunikim për masat, ku u prezantua një analizë e situatës në vend, kanë vendosur të përshkallëzojë masat, që janë me intensitet mesatar.

A do kemi kufizime? Të gjithë e dimë që këto 8 muaj jemi përballur me shumë të panjohura, edhe në vjeshtë-dimër , që do jetë sfiduese për të gjithë ne, por thelbësore mbetet zbatimi i masave dhe rregullave. Masat që u deklaruan dje do i sqaroj sot, ndërkohë sot dalin dhe dy urdhrat për këto masa. Padyshim qe pyetja që ngrihet është pse ora 22 dhe jo 21, pse virusi del natën, këto mund të jenë të bukura për të buzëqeshur një moment, por duhet të kthehemi me këmbë në tokë.

Ekipe të tëra punojnë në terren dhe që nxjerrin konkulione mbi burimet dhe rrisqet e aktiviteteve që kanë rrisk për përhapjen e infeksionit. Po ashtu edhe për zonat, dhe një nga konkluzionet është se baret, restorantet janë burim infeksioni, nuk është se virusi del natën, por fakti që të rinjtë dalin bëhen bashkë, i sjell këto.

Nga të dhënat del që grup mosha 25-45 vjeç janë të rrezikuar në rritje për t’u infektuar dhe të infektojnë. Në mjediset e mbyllura ulet vigjilenca, maska nuk mbahet, nuk respektohen rregullat, pastaj ua përcjellin njerëzve në shtëpi dhe gjyshërve që nuk kanë të njëtin imunitet si ata. Prandaj komiteti mori këto masa. Dhe të themi të vërtetën masat nuk janë respektuar 100 përqind. Ne nuk kemi shpikur rrotën duke marrë këto masa“, tha ministrja.

 

Top Channel