Topalli tregon se ku ndryshon nga Rama, Meta dhe Basha: Në 20 e ca vite kam çuar vetëm rrogën

10/11/2020 22:35

Ish-kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozofina Topalli, në zgjedhjet e 25 prillit do të vijë me një alternativë të re, të quajtur “Lëvizja për Ndryshim”.

Ajo foli këtë të martë në “Open”, në lidhje me lëvizjen që ajo mbështet. Ndër të tjera Topalli citoi dallimet mes saj dhe tre kryetarëve të partive më të mëdha të vendit, Metës, Bashës dhe Ramës.

 

Enrton Abilekaj: Ajo që doja unë të thoja kur dalloni ju tek tre kryetarët?

Jozofina Topalli: Antikorrupsioni, interesi publik dhe jo ai privat. Jozofina Topalli në 20 e ca vite ka çuar vetëm rrogën,asgjë më shumë. Ajo vjen nga një familje me shumë prona. Bashkëshorti ka marrë disa prej tyre, ndërsa babai, ka shumë prona pa marrë në qendër të Tiranës. Pozicioni i kryetarit, ministrit, është për të pasuruar xhepat e tyre dhe asgjë më shumë. Këtu është distanca që kam me kryeministrin e vendit të parin, Ilir Metën të dytin dhe Lulzim Bashën të tretin. Nuk do i mungoj kurrë demokratëve që mandatet do të marrim si lëvizje për ndryshim, vetëm që kryeministër nuk duhet të ishin këto të tre. Unë them atë që më thotë shpirti, më pas me asnjërin prej tre kryetarëve, kjo është qëllimi kryesor i betejës që po nisin. Kam shumë pjesë të medias kundër, oligarkët, korrupsionin, krimin. Nuk kam ardhur për të bërë kalkulime, por kam ardhur sepse besoj. Herë jam shfaqur si e ashpër, herë nuk e di çfarë përshtypje kam dhënë por kam bërë atë që kam ndierë.

 

 

Top Channel