Pak ditë më parë, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozofina Topalli krijoi një lëvizje të re politike, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo do të quhet “Lëvizja për Ndryshim” dhe sipas Topallit do të jetë një alternativë e re për të gjithë shqiptarët.
Jozefina Topalli është ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”, ku foli për situatën politike në Shqipëri dhe çfarë përfaqëson lëvizja që ajo tashmë drejton.
“Në fakt është koherencë përgjatë kësaj periudhe për të mbrojtur parimet që unë kam besuar. Nuk e di se sa skena është e majtë dhe e djathta që quhet e djathtë, kam rezervat e mia. Por sigurisht jam kundra një sjellje politike ku brenda forcave politike, është minimizuar jeta politike, është vrarë vota debati dhe jeta e gjallë brenda strukturave politike. Duke u tkurrur dhe duke u bërë monopol i kryetarëve të tyre, unë ruaj koherencën time, me bindjet e mia, në atë që unë kam besuar çfarë do të thotë një parti politike. Sot ne jetojmë në një krizë shumtë të fortë dhe secili prej nesh e mendon. Kjo është një arsye tjetër që të bën të mendosh a është momenti të ndërmarrësh një sfidë. Sfidat nuk kanë garanci, sepse ajo nuk do të ishte një e tillë. Por pa sfida nuk vjen ndryshimi, a jemi në një kohë krize, atëherë gjëja që secili mendon kriza çfarë do të thotë. Ajo do të thotë që diçka po vdes dhe nuk lind. Sikur të mos kishte politika përçarëse a nuk do të ishin bashkë siç kanë qenë këto 20 vite. Në qoftë se brenda asaj force politike do të qëndronin parimet. Në këtë aspekt duke gjetur se cili është shkaktari i kësaj situate, kupton nevojën e krijimit të një alternative. Sot skena politike shqiptare ka krijuar një situatë, në të cilën, jo pak sipas sondazheve këto shkojnë në 40%, po të pyesësh se për kë votoni, ata nuk votojnë për Edi Ramën, nuk pranojnë Ilir Metën dhe nuk llogarisin Lulzim Bashën. Ata nuk dinë se ku ta çojnë votën. Prandaj duhet një alternativë dhe ato të dërgojnë votën e tyre e të ndihen të përfaqësuar”, tha Topalli.
Top Channel