Rehabilimi i Sharrës është drejt fundit, e bashkë me të, zgjidhje i është dhënë edhe Porto Romanos që vetëm pak kohë më parë ishte në gjendje alarmante.

“Ska patur një ndarje rrymash, minimalisht të ndaheshin mbetetjt urbane, spitalore, mbetjet e rrezikshme” u shpreh kimistja Viola Bakillari.

Sot, aty po punohet për rehabilitimin e zonës, dhe mbetjet e Durrësit po trajtohen në impiantin e Sharrës. Sërish ky investim është sulmuar politikisht.

“Cfarë kanë bërë, i kanë krijuar punë Tiranës se po detyrojnë Durrësin ti sjellë në Tiranë” u shpreh Jorida Tabaku në “Open”. Në fakt edhe kjo deklaratë është populiste, sepse deri më sot Durrësi nuk ka paguar asnjë qindarkë për trajtimin e mbetjeve.

Madje kjo lëvizje është mbështetur nga vetë ish kryebashkiaku Vangjush Dako, si një zgjidhje që do të shpëtonte Durrësin nga plehrat.

Emisioni i plotë:

Top Channel