Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës të kësaj të marteje ku një 32 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Shtetasi L.l dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel