CEO i gjigantit të ilaçeve, Pfizer ka mohuar pretendimet e presidentit, Donald Trump, i cili ka akuzuar kompaninë se ka pritur që vaksinën ta nxjerrë në treg pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Duke folur për CNN-in, Albert Bourla tha se kishte mësuar vetëm ditën e djeshme për rezultatin e vaksinës – e cila tregon se mund të jetë efektive 90 për qind kundër coronavirusit, raporton bbc.
Kjo nuk e ndaloi Trumpin, djalin e tij, Don Jr dhe komentatorë të tjerë konservatorë të pretendonin se kishte një komplot për të goditur presidentin në kutitë e votimit, transmeton Telegrafi.
Trump pohoi se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe partia demokratike vonuan njoftimin e rezultatit, por në të vërtetë, asnjëri nuk kishte ndonjë kontroll mbi kohën.
Sipas Bourla, rezultatet e gjyqit u mbajtën nga një komitet i pavarur, i cili i zbuloi ato të dielën në mëngjes.
Pretendimet e mëtejshme që Pfizer dhe BioNTech dinin për rezultatet inkurajuese në tetor janë bërë gjithashtu pa prova.
Pfizer thotë se ata morrën disa rezultate inkurajuese prej testimeve gjatë muajit të kaluar, por nuk ishin në gjendje të nxirrnin përfundime domethënëse prej tyre.
Pfizer dhe BioNTech thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë deri në fund të muajit për të çuar vaksinën te rregullatorët.
Top Channel