“Open”/ Topalli: Rama rrezikon të marrë një mandat të tretë, e mori mandatin e dytë me pazar

10/11/2020 22:15

Pak ditë më parë ish-kryetarja e kuvendit Jozofina Topalli, prezantoi lëvizjen e re me të cilën do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit.

E quajtur “Lëvizja për Ndryshim”, Topalli ka si synim për t’i ofruar një alternativë të re shqiptarëve. Ndërkohë, e ftuar në studion e emisionit “Open”, Topalli tha se u angazhua në zgjedhje për të mos lejuar kryeministrin Rama të sigurojë mandatin e tretë qeverisës. Sipas saj, Rama e kishte njëherë komoditetin për të bërë pazare me opozitën dhe për të fituar mandatin e dytë.

“Kjo është një betejë kundër kryeministrit i cili ka qenë në komoditetin më të madh të kësaj periudhe me një opozitë që kishte udhëheqjen që ka bërë pazare me kryeministrin, duke komprometuar misionin e opozitarizmit. Për këtë jam krenare. Një ndër arsyet kryesore që unë angazhohem duke dalë nga i gjithë komoditeti që kisha për t’u përfshirë në një periudhë kaq të vështirë, sepse është e vështirë. Është sepse kam pasur besimin e bazuar në fakte, që udhëheqja e sotme është komoditeti më i madh, është hipoteka më e madhe që kryeministri aktual është sot në qeveri dhe të rrezikojë të marri edhe një mandat të tjetër. Këtë nuk e kam si deklaratë, për opinion apo si slogan, këtë e kam të bazuar në fakte, në ngjarje të cilat ne këtu në tryezë e kemi ndjekur gjatë gjithë zhvillimeve të 8 viteve të fundit”, tha Toaplli.

Top Channel