OFL godet në Berat/ Drogë dhe prostitucion, këta janë 4 të piketuarit e radhës (EMRAT)

10/11/2020 14:21

Teksa vijon Operacioni Forca e Ligjit katër shtetasve u është nisur kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Bëhet fjalë për Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”; Rexhep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Lorenc Hoxha (Kanani), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel