Oferta e qeverisë për naftëtarët: Pagë e ndërmjetme mes minimales dhe asaj të punëtorëve deri në gjetjen e një investitori

10/11/2020 00:00

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pasi gratë e Uzinës së Ballshit e mbyllën grevën e urisë, kryeministri Rama u takua me to pasditen e të hënës në bashkinë e qytetit.

Pas dy orë bisedimesh kreu i qeverisë, Rama deklaroi se u kishte ofruar atyre që të qëndronin në shtëpi, ose të punonin një punë tjetër, dhe ndërkohë qeveria do u paguajë një shumë të caktuar për të kryer detyrimet e përmuajshme.

“Nuk mund të bisedohej më herët në kushtet e grevës. Ne kemi ardhur me idenë që të qajmë një hall që nuk e kemi krijuar ne, por kemi detyrim të ndërmjetësojmë, duke pasur parasysh që janë gjithë ato familje që kalojnë një moment jo të lehtë. Kemi ndarë kohën, që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënien private, janë çështje që nuk i takojnë historisë, por çështja e këtyre njerëzve sot na takon ne që ta adresojmë, së bashku me ta, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat ligjore për të marrë asistencë, por në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një formim profesional”- tha Rama.

Ndërkohë kreu i sindikatës së naftëtareve pas takimit me kryeministrin u shpreh se oferta e qeverisë do ta diskutojnë për të marrë një vendim.

Top Channel