Ngjarja e 8 viteve më parë në Elbasan/ U vranë babë e bir, policia arreston një 28-vjeçar

10/11/2020 11:30

Ka vijuar puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më 15.08.2012, në Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir).

Kështu ka rënë në pranga K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel