Naftëtarët pranojnë ofertën e kryeministrit/ Rama: Brenda 48 orësh do takohemi për të kaluar në veprim

10/11/2020 10:58

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është i kënaqur me këtë dakordësi.

Kjo marrëveshje ku parashikohet që punëtorët të marrin një përkrahje financiare nga qeveria, ka ndodhur pas takimit të Ramës ditën e djeshme, ku u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri.

Ndërkohë kryeministri Rama në reagimin e tij të fundit, pasi naftëtarët pranuar marrëveshjen, shkruan se brenda 48 orëve, ai personalisht do të takohet me përfaqësuesit e naftëtarëve.

Kryeministri Rama në Twitter:

Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!

Top Channel