Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një deklarate për mediat ka folur sërish rreth kufizimeve në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit, covid-19.

Sipas Manastirliut të gjitha lëvizjet do të ndalohen në orën 22:00 nga mbrëmja e të mërkurës, deri në orën 6:00 të mëngjesit. Këto kufizime do të shtrihen deri më 2 dhjetor.

Ministrja sqaroi se të vetmit që do lejohen të lëvizin janë, shërbime delivery, policia, personeli mjekësor dhe persona për arsye pune apo për urgjenca mjekësore.

Sipas Manastirliut, personat që do u duhet të lëvizin për punë do tu duhet të marrin lejen ne e-albania, këtë leje sipas saj nuk e kanë detyrim, personeli policor dhe ai mjekësor.

“Nuk kemi shpikur rrotën me këto masa. Kur vala e dytë ka përparuar më shpejt edhe vende të tjera kanë marrë masa graduale dhe po ndjekim të njëjtën trajektore. Nga nesë kam firmosur urdhrat, me qëllim frenimin e përhapjes. Prej ditës së nesërme, kufizim të popullatës nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit deri më datën 2 dhjetor. Përjashtim nga rregulli bëhet për persona që lëvizin për punë, për emergjenca shëndetësore apo të domosdoshme. Do pajisen për autorizim përmes portali e albania. Personeli i mjekëve dhe policëve mjafton të kenë kartën e punës. Do të ketë kufizim bare restorante apo fasfood, në orarin e mësipërm dhe ky kufizim do të jetë deri më 2 dhjetor. Do të jetë administrata që do punojë online.”

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/11/Urdher-Nr.615.pdf

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/11/Urdher-Nr.615.pdf

 

Top Channel