Një debat fizik ndodhi në “Për’Puthen”. Arjoni dhe Fatjoni pas një debati verbal, u konfliktuan fizikisht.
E gjitha nisi pas ndërhyrjes që Fatjoni bëri teksa Arjoni ishte duke folur. Djali, iu drejtua ashpër Fatjonit duke thënë:
“Boll mos fol më”, ndërkohë Fatjoni u ngrit dhe tentoi të godasë Ajronin. Ndërkaq, djali nga Fieri, u lagua nga studio pasi ishte tepër i tensionuar për të qëndruar ende. Ndërsa Arjoni vijoi të qëndrojë ende pasi këtë të martë do të transmetohet takimi mes tij dhe Anës. Moderatorja Bora Zemani sqaroi se Fatjoni është larguar nga studio, ndërsa një vendim nga produksioni për incidentin e ndodhur do të jepet të enjten.
Ndërsa opinionisti Arjan Konomi e komentoi kështu këtë incident:
“Të gjithë i ishin vendosur kundër Arjonit, ishte një situatë delikate, Fatjoni në një mënyrë të pazakonshme ndërhyn ashtu sikur bëri me Beartin. Civilizimi fillon që këtu, as shkolla, asgjë nuk vlen nëse nuk ke sjellje”.
Top Channel