Heqja e testit të negativizimit, Manastirliu: Mjeku i familjes do japë vërtetim në fund të periudhës së karantinimit

10/11/2020 15:13

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se do të jetë mjeku i familjes ai që do të japë një vërtetim në përfundim të periudhës së karantinimit.

Kjo deklaratë e saj vjen një ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e testit të negativizimit, pra ai që vërteton se je shëruar nga koronavirusi.

“Është përcaktuar nga dje një udhëzim i cili për arsye të ritestimeve, negativizimet, për mjekun e familjes që do të japë vërtetime për qytetarët që e kanë kaluar fazën e karantinimit dhe konsiderohen të shëruar për tu rikthyer në punë.Do jetë mjeku i familjes që do të relatojë për qytetarin këtë aspekt të problematikës.Do jetë një vërtetim nga ky mjek familje që ta paraqesin në vendin e punës”, tha ajo.

Top Channel