Teksa për shkak të covidit gjyqet emergjente në Gjykatën e Lezhës  zhvillohen online duke u lidhur me scype me te dënuarin në burg, gjyqtaren në sallë e prokuroren, shumë gjykata të prekur nga covidi kanë probleme me transparencën  apo dhe zvarritjet e seancave.

Ligji i proceseve të hapura për publikun dhe median nuk po aplikohet më. Por kjo ka sjellë mos afishim datash të proceseve e njëkohësisht nuk dihet se çfarë vendimesh jepen.

Gjyqtari i kryeqytetit Erion Bani gjatë një interviste për TCH thotë se disa gjyqe të caktuara  mund te zhvillohen online edhe nga gjykata më e madhe në vend.

Top Channel