Kukës- Dy persona janë arrestuar nga policia e Kukësit për shkak se janë kapur me armë zjarri, municione dhe kanabis.

Të arrestuarit janë A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Eagle”.

Operacioni nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 875 gramë kanabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte lëndë narkotike me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Eagle”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës.

Në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis. 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel