Aksident në Tiranë! 33-vjeçari humb kontrollin e motorit e përplaset me bordurën

10/11/2020 20:20
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë, pasi humbi kontrollin e motorit e u përplas me bordurën anash rrugës.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës. Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel