Aksident/ Makina përplas fëmijën në Lezhë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

10/11/2020 12:58

Një aksident ka ndodhur në fshatin Barbullojë të Lezhës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar, i cili është dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijës.

Top Channel