Kemi mbi 8 muaj në pandemi. Kur personat e infektuar janë në fazat e para mjekët e familjes rekomandojnë vitaminoterapinë.

Nëse gjendja fillon të rëndohet nis mjekimi më antibiotikë, dhe në varësi të gjendjes kalohet në antibiotikë më të fortë. Farmacistët thonë se së fundmi ka shtim të kërkesave për oksimetër dhe bombola oksigjeni, që gjenden në depo të caktuara.

“Oksimetri është bërë ai aparati i tensionit apo I diabetit. Megjithatë kërkesa shumë nuk ka, pasi edhe e huajnë tek njëri tjetri njerëzit. Kërkesat për bombola oksigjeni kanë ardhur në rritje. 10-20 të tilla patëm javën e shkuar. Por ne nuk tregtojmë. I rekomandojmë njerëzit tek depot. Ka njerëz që janë asimptomatikë. Simptomat e tyre ngjajnë me ato të gripit stinor dhe kërkojnë nga farmacitë antigripalë kryesisht”, tha Laura Kuqi, farmaciste.

“Në familje nuk kemi të infektuar. Por në lagje na erdhën ata, të veshur me ato veshjet speciale për një komshi. Nuk e kam ndier fare këtë virus. Jam ruajtur dhe kështu do vazhdoj. Po njoh njerëz nga shoqëria që nuk kanë asnjë simptomë dhe e kanë kaluar lehtë fare. Por ka edhe të tjerë që kanë përfunduar në spital, pa e kuptuar fare”, kanë thënë qytetarët.

Top Channel