‘Po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar’/ Mjeku i prekur nga covid, poston foton nga spitali

09/11/2020 10:55

Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, teksa vijon betejën me Covid-19, ka publikuar një foto në rrjetet sociale teksa shihet me  maskën e oksigjenit të vendosur fytyrë.

Drejtuesi i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë, krahas fotos me një tjetër mjek që kujdeset për të që ka shpërndarë, shkruan:

“Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin. Te gjithe kolege, infsanitare, miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Nje gabim i vogel, ju kushton jeten. Beteja vazhdon…”, shkruan mjeku.

Top Channel