Durrës- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohet për disa vepra penale.
I arrestuari është D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.
Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.
Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Top Channel