Open/ Bushati: Po bën fushatë politike, reagon ministri Cakaj: E vetmja e pasaktë janë se nuk përmenda krimet e Serbisë

09/11/2020 22:22

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi daljen e eksponentëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, tha se e gjitha aktakuza është politike dhe se krimet në luftë i ka kryer Serbia.

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi daljen e eksponentëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, tha se e gjitha aktakuza është politike dhe se krimet në luftë i ka kryer Serbia. Ndërkohë, analisti Andi bushati e cilësoi këtë deklaratë si fjalë propagandistike dhe të përshtatshme për fushatë poltike. Cakaj tha se kjo nuk është fushatë poltike dhe kërkoi “llogari” se në cilën moment u perceptua si e tillë.

Andi Bushati: Serbët janë agresorët dhe ne jemi viktimat, nuk duhet të bëjmë fushatë politike.
Gent Cakaj: Ku pe fjalë për fushatë?
Andi Bushati: Edhe bufi e dinë kush është agresori e kush viktima.
Gent Cakaj: E vetmja e pasaktë në fjalën time është që nuk përmenda të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë. Çfarë ke propagandë elektorale në fjalën time more zotëri?
Andi Bushati: Të shohim akuzat, të shohim gjykimin dhe të themi është e drejtë apo jo. Ka edhe persona që thotë po degradohemi si komb.

Top Channel