Qeveria do të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për produktin e qumështit.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë mbi draftbuxhetin 2021, ministri Bledi Çuçi ka pranuar se ulja e saj vitin e kaluar nga 20% në 6% ka penalizuar fermerët nismë e cila është kontestuar fort prej tyre , teksa ka njoftuar se po shikohet mundësia për ndryshimin e saj.

Diskutime në komision ka ngjallur edhe ulja e fondit për sistemin e ujitjes dhe kullimit, duke mos parashikuar asnjë investim të ri për vitin e ardhshëm, diçka që është pritur me skepticizëm nga deputetët socialistë, që kanë kërkuar më shumë fonde për bujqësinë.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar një fond total prej 12.9 miliardë lekësh për Ministrinë e Bujqësisë, rreth 2.1 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit aktual.

Top Channel