Ministri Cakaj në Open: Aktakuza politike, Gjykata Speciale e njëanshme, Serbia…

09/11/2020 22:12

Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për daljen para Dhomave të Specializuara të Hagës, të eksponentëve më të lartë të UÇK-së.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj tha në studion e emisionit “Open” se aktakuza është politike dhe e gjitha është bërë për të implikuar Kosovën. Ai nënkuptoi se në këtë histori janë ndryshuar rolet, Kosova është vendosur në vendin e Serbisë dhe anasjelltas, ndërsa Gjykatën Speciale të ngritur në Kosovë, ai e cilësoi si të njëanshme, duke shtuar se ajo nuk ka gjykuar asnjë serb. Ndërkohë theksoi se gjyqet ndaj eksponentëve të UÇK-së është bërë vite më parë.

Konfirmimi zyrtar ligjor i aktakuzës i zotit Krasniqi dhe Thaçit nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, ata janë shfaqur si eksponentë të UÇK-së. Çfarëdo lëshimi që ka ndodhur në luftën e UÇK-së, nuk po kalon si përgjegjësi personale por kolektive. Kjo nuk cënon vetëm luftën e Kosovës, por narrativen e të gjithë historisë. Më viktimë po paraqitet Serbia. Është hetuar më shumë veprimtaria e UÇK-së, se sa lufta e Serbisë. Kjo nuk do të thotë që në Kosovë nuk ka pasur gabime. Krimet e luftës së Kosovës janë hetuar, madje edhe Serbisë i ka ardhur radha për të hetuar shqiptarët për krimet. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që krimet s Serbisë në Hagë, kanë kaluar me lehtësi. Dy kanë shkuar dhe kanë përfunduar pa dënim të formës së prerë Millosheviçi, e një zyrtar tjetër. Për mua vetë ekzistenca e Gjykatës Speciale është politike, e cila është një e keqe, kjo është pastrimi i luftës së Kosovës. Kjo gjykatë ka mandat të hetojë krimet e supozuara të shqiptarëve dhe lë në heshtje strukturat kriminale të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë. Kjo gjykatë nuk i heton krimet e Serbisë në Kosovë, kjo është e një anshme. Gjykata ka qenë një e keqe e pashmangshme. Sot për zotin Krasniqi dhe Thaçi, nga prilli 98 deri në gushtin 99. Nga sulmet në kufij me Shqipërinë, masakrat e ndodhura kanë mbetur pa dënim. Mbi 1 milionë shqiptar të Kosovës janë detyruar ta lëshojnë Kosovën, e askush nuk flet për këto”, tha Cakaj.

Top Channel