Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim online me homologët e tij të rajonit për Shengenin Ballkanik.

Mediet serbe shkruajnë se nga kabineti i Vuçiç është konfirmuar se në takim do të jenë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, presidenti Aleksandër Vuçiç si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.

Thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.

Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).

Mbledhja shkruhet se do të zhvillohet në orën 11:00 përmes video lidhje.

Top Channel