Lezhë, mbetjet do hidhen me orar/ Fasha orare të ndryshme për bizneset dhe familjet

09/11/2020 16:32

Lezha është qyteti i parë i Shqipërisë që tashmë mbeturinat do të hidhen në bazë të orareve për familjarët, për tregun dhe bizneset.

Bashkia e Lezhës me qëllim mbajtjen pastër të qytetit miratoi në këshillin bashkiak, vendimin për hedhjen e mbeturinave në bazë të orareve. Duket se ky vendim është pritur me nota pozitive nga banorët e Lezhës.

Shumë shpejt ky vendim do nisë zbatimin e tij dhe për ata persona apo biznese që nuk e respektojnë do të përballen me penalitete.

Top Channel