Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut ishte organizatori një takimi online me homologun shqiptarë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në vijim të iniciativës të Shengenit Ballkanik. 

Qeveria maqedonase publikoi videon e këtij takimi qw ka zgjatur 20 minuta. Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të luftuar Covid 19. Ndërsa Shqipëria dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për lëvizjen në shtetet respektive vetëm me karta identiteti.

Unë jam besim plotë theksoi kryeministri Edi Rama në këtë takim online,  se kjo iniciativë do të rritet e do të na ndihmojë ta njohim njëri tjetrin më mirë, në përpjekjet tona të përditshme  ekonomiko sociale.

 

Top Channel