I vodhi me dhunë celularin një gruaje, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

09/11/2020 11:34
Foto ilustruese

Berat – Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një gruaje.

I arrestuari është M. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Njoftimi i policisë:

I vodhi me dhunë aparatin celular një shtetaseje, arrestohet 28-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– M. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Ky shtetas, në datën 7 nëntor 2020, dyshohet i ka marrë me dhunë aparatin celular një shtetaseje. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 27 tetor 2020 i ka marrë një tjetër shtetaseje, portofolin me një sasi parash dhe dokumentet personale.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit M.H., iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel