Hidhet nga kati i pestë i pallati një 50-vjeçar në Krujë
09/11/2020 12:47
Krujë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, ku një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel