Të mbyllura për shkak të covid të dyja shkallët e gjyqësorit në Vlorë po shkaktojnë probleme dhe shqetësime për qytetarët.

Sot para gjykatës se rrethit gjyqësor të shumtë ishin qytetarët që kërkonin shërbime, ndërsa janë ndeshur me dyert e mbyllura të saj. Një vërtetim i thjeshte, vjetërsia në punë e deri te çështja e pronave, pyetjet e qytetarëve mbeten pa përgjigje. Edhe avokatet shprehen kundër mbylljes së gjykatave.

Gjykata e rrethit gjyqësor njoftohet se di të rinisë punën në 11 nëntor, ndërsa Këshilli i gjykatës së Apelit ka vendosur që të kthehen në punë në datën  20 Nëntor .

Në të dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë  do të punohet vetëm me çështje të emergjencës si dhe do të zhvillohen seancat e vlerësimit të masave të sigurisë gjyqësore.

Top Channel